Angli, 21 korrik 2014 – Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, në një artikull të saj paralajmëron përdoruesit e Facebook-ut për një virus të ri jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Virusi është prodhuar ilegalisht në Shqipëri dhe po përhapet në mbarë botën. Gazeta i paralajmëron përdoruesit e Facebook-ut të mos klikojnë në atë që në pamje të parë duket një video, ku një femër heq të mbathurat para një ëeb camera.

Nëse klikohet në këtë figurë kryhet daunlodimi (shkarkimi) i një virusi, që shërben për të vjedhur të dhënat personale.

Krijuesit shqiptarë të virusit, për ta bërë sa më të besueshme videon, kanë shënuar dhe një numër falso të mbi një milion shikuesish të videos. Truk ky që shërben për të tërhequr klikime mbi videon falso.

Një nga firmat më serioze të sigurisë online “Bitdefender” paralajmëron se nëse klikohet në këtë video rrezikohet të instalohet virusi: Trojan Agent BMYV në kompjuter.

Pasi instalohet ky virus, ai mund të punojë në Firefox dhe Chrome, duke taguar miq në Facebook, duke penguar përdoruesit e infektuar, që të fshijnë postime nga faqja e tyre. Mbi të gjitha pas instalimit të këtij virusi, mundësohet vjedhja e të dhënave personale me pasojë blerje online në emër të personit të vjedhur, boshatisje llogarish bankare etj.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/