Tiranë, 21 korrik 2014 – Personat me aftesi te kufizuar kane protestuar perpara kryesise se kuvendit kunder projektligjit per kete kategori. Ata thone se ai u cenon te drejtat dhe behet per interesa klienteliste.
Sipas perfaqesuesve te kesaj shtrese projekt-ligji nuk eshte gjitheperfshires dhe u cenon te drejtat e arritura tashme. Ai u jep te drejte organizatave te lobojne ne emer te personave me aftesi te kufizuar dhe po ne emer te tyre te perfitojne sherbime.
Prej ditesh nje grup i personave me aftesi te kufizuar kane kerkuar te zhvillojne nje takim dhe me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, por pa rezultat.
Reagimi i zv/ministres Bardhylka Kospiri
Pas protestes se personave me aftesi te kufizuar ka reaguar zevendesministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Bardhylka Kospiri. Sipas saj projektligji i ri nuk prek te drejtat e fituara.
Sipas saj, ligji eshte ne perputhje me konventat nderkombetare per keto kategori sociale. Zevendesministrja Kospiri e ka konsideruar si te rendesishem projektligjin, nderkohe qe ka theksuar se Ministria do te rivleresoje edhe njehere personat qe perfitojne nga ligji aktual pasi sipas saj ka abuzime.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





