·        Çereku i diagnozave ka të bëjë me pneumologjinë dhe endokrinologjinë

DURRËS, 21 korrik 2914 –  Në 6-muajt e parë të vitit, në patologji, ku shef shërbimi është endokrinologu Dr. Eduard Spahiu, janë shtruar 887 pacientë, bëri të ditur spitali rajonal i Durrësit.

Shërbimi i patologjisë ka një rëndësi të veçantë në hospitalizimin e pacientëve të spitalit rajonal të Durrësit.

Patologjiku është një pikë lidhëse që koordinon punën me shërbimin e kirurgjisë, urgjencës, laboratorin dhe radiologjinë, duke ofruar konsulta me mjekët specialistë përkatës.

Këtu shtrohen rastet e përcjella nga mjeku i familjes dhe ai specialist e patjetër edhe urgjencat që paraqiten në spital.

Në 6-muajt e parë të këtij viti, në patologji janë shtruar 887 pacientë.

Diagnoza që haset më shpesh dhe zë pothuajse një të katrën e totalit të rasteve është pneumologjia si dhe endokrinologjia.

Por stafi mjekësor ka trajtuar me kujdes edhe diagnoza te tjera që përfshijnë gastro-hepatologjinë, reumatologjinë, nefrologjinë, alergologjinë dhe hepatologjinë.

Pranë shërbimit të Patologjisë funksionon kabineti i hemotransfuzionit për të sëmurët ambulatorë që kanë nevojë për të.

Në shërbim të pacientëve është edhe ambulatori për konsultat e rasteve problematike, që nuk mbulohen nga mjeku i familjes apo specialisti i poliklinikës dhe referohen në spital.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/