Tiranë, 20 korrik 2014 – Antikrimi ekonomik-financiar i Policisë së Tiranës organizoi një operacion të koduar “Distinktivi” i cili u finalizua me arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 5 mijë dollarëve fals. I. Nasufi, H. Taka dhe E. Piraçi u arrestuan ditën e djeshme nga policia teksa tentonin të këmbenin kartmonedha të falsifikuara.
Në momentin e kapjes tre të rinjve ju sekuestruan 5 mijë dollarë, prerje 100 të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Burime nga policia thanë se Nasufi, Taka dhe Piraçi prezantoheshin si agjent sekret për të krijuar besueshmëri tek njerëzit dhe më pas u kërkonin atyre tu këmbenin dollarët të cilat ishin të falsifikuara.
Për krimin ekonomik hetimet mbeten ende të hapura pasi dyshohet se këta shtetas këtë veprimtari të jashtligjshme e kryenin pres disa kohësh, kryesisht duke zgjedhur dhe kohën kur në Shqipëri mbërrin dhe emigrantët apo kishte fluks turistësh.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





