Velipojë, 19 korrik 2014 – Ngacmimi i një femre është bërë shkak për një konfrontim fizik mes dy familjesh që pushojnë në plazhin e Velipojës. Gjithçka ka nisur pasi djali i njërës familje i ka hedhur disa fjalë vajzës së familjes që pushonte të kabinën ngjitur.
Siç raporton Ora News, familja e vajzës ka shkuar t’i kërkojë sqarim familjes së djalit, por debati është shndërruar në konfrontim fizik mes dy palëve.
Ngatërresa ka degjeneruar deri në përdorimin e shkopinjve, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.





