Shkodër, 19 korrik 2014  – Gjendet në Lumin Buna në Shkodër kufoma e një gruaje. 

Kufoma ende e paidentifikuar është gjetur rreth orës 11:30 minuta në rrjedhën e Lumit Buna, pikërisht në fshatin Zues të komunës Rrethina. Nga kqyrja që i është bërë trupit të pajetë nuk rezultojnë shenja dhune në trup. 

Nga të dhënat e para dyshohet se gruaja rreth të pesëdhjetave të jetë vetëmbytur. Policia po punon për identifikimin e saj si dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/