Belgjikë, 19 korrik 2014 – “De Standard” është një gazetë belge në gjuhën flamande pranë së djathtës belge (kristian demokratëve).
Në një artikull me titullin “Mbreti Virgjil me Mercedes”, të gazetarit Erik Brusten, të botuar në këtë gazetë trajtohet Shqipëria si destinacion turistik. Fotoja ilustruese e këtij artikulli për Shqipërinë destinacion turistik është kjo, që po botojmë ne, e cila flet më shumë se 1 000 fjalë.
Për belgët, Shqipëria destinacion turistik paraqitet me një foto, ku kemi një xhami, një qytetar mbi gomar dhe Lagjen Mangalem të Beratit.
Për gazetarin, udhëtimi në Shqipëri është një kthim pas në kohë.
“Harrojeni Dosjen K (romani i njohur i shkrimtarit Ismail Kadare) dhe historitë me mafiozë. Shqipëria është një nga vendet e fundit në listën e destinacioneve europiane, e njohur për mikpritjen dhe surprizat që ofron turizmi kulturor. Ju do të udhëtoni pas në kohë dhe mes bareve modernë do të gjeni edhe një statujë të ish presidentit amerikan Xhorxh Bush”,– shkruan Brusten.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





