Itali, 19 korrik 2014 – Historia shokuese vjen nga Xhenova, ku policia italiane ka zbuluar një tjetër rast të Baby-protitutave.

Një 16 vjeçare është shtyrë nga nëna e saj, e cila e ka “shitur” vajzën tek një 60 vjeçar, me të cilin adoleshentja kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shumës 150 euro.

Historia është mësuar, pasi vajza ia ka treguar atë çfarë ndodhte disa shokëve të klasës dhe profesorit të psikologjisë.

Qoftë nëna e vajzës, qoftë 60 vjeçari akuzohen për shtyrje drejt prostitucionit të miturit.

Nëna e vajzës është lënë në burg, ndërsa burri në arrest shtëpie. Marrëdhëniet seksuale kundrejt pagesës kishin nisur nëntorin e vitit të kaluar dhe kanë vazhduar deri marsin e këtij viti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/