Durrës, 7 korrik 2014 – Efektivët e policisë së komisariatit të Shijakut i kanë vënë prangat një 43 vjeçari nga Tirana, shkaktar i një aksidenti me vdekje, të regjistruar mbrëmjen e së dielës.

Shtetasi Kastriot Braho ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor Maminas – Manëz, kur rreth orës 21.45, në vendin e quajtur Bilalas ka përplasur një 19 vjeçar me automjetin e tij, tip Benz, me targa AA 067 JP.

Përplasja ka rezultuar fatale për të riun nga Maminasi M.L. Mësohet se 43 vjeçari Braho ka pritur në vendngjarje mbërritjen e policisë dhe më pas është shoqëruar nga efektivët e rendit në komisariat për të shpjeguar të gjithë dinamikën e aksidentit.

Mbi 43 vjeçarin Braho rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.    

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/