Tiranë, 7 korrik 2013 – Një elektricist 58-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Tiranë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Jake Lamçe, banues në Yzberisht me origjinë nga Tepelena.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në godinën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, teksa elektriçisti 58-vjeçari po kryente disa shërbime në këtë institucion.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





