Itali, 7 korrik 2014 – Në orën 2 të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Castello”, në qendër të qytetit të Ternit (Itali) ka mbetur i plagosur me armë zjarri një shqiptar.  

Sipas Francesco Petitti, shefi lokal i policisë së lëvizshme, shqiptari, identiteti i të cilin ende nuk bëhet publik, banonte prej kohësh në Itali.

Për të mos dëmtuar hetimet, policia italiane momentalisht nuk ofron më shumë hollësi.

Rruga, ku ndodhi atentati, vazhdon të mbetet e bllokuar, sepse po punon policia shkencore për mbledhje provash për këtë ngjarje të rëndë.

I plagosuri është shtruar në spitalin “ Santa Maria “ në gjendje të rëndë për shkak të hemoragjisë së shkaktuar nga plumbat.

Ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e autorit të plagosjes.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/