E hënë, 7 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Nisin aplikimet. Legalizimet, Lame: Tapi edhe për shtesat pa leje”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dokumentet sekrete të CIA për Berishën në ‘93, negociatat për floririn
– Debati me të shoqen për tradhti në fshat, 60 vjeçari vret gruan, vëllanë dhe veten
– Rama: 8 orë me ministrat, të dhëna inkurajuese për ekonominë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Tragjedia familjare, burri vret vëllanë, gruan dhe veten”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Vjedhja e votave, dorëhiqen demokratët e Gjirokastrës
– S’ka kontroll mbi produktet dentare, rrezik për tumore
– Alban Ukaj: Nuk ka asnjë parti politike që të mos ketë influencë në teatër
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Krimi i trefishtë, flet nipi: Si vrau xhaxhai nusen dhe vëllanë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kim Mehmeti: Tirana e Prishtina duhet të kujdesen për ne më shumë se Erdogan
– Largimet nga puna, lista me 104 punonjës që marrin paratë
– Ksamili, nga fshati i Enverit në qytezën qe vetëmenaxhohet
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Bilanci politik i 300 ditëve të para, Rama, reformat dhe kundërpesha e realitetit politik”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Vret vëllanë, gruan dhe veten pasi i zbuluan lidhjen me vejushën
– Nishani nxjerr në rezervë ish-kreun e Shtabit, në qeverisjen e PD
– Ligji për kazinotë, të gjithë bixhozxhinjtë do të regjistrohen për tre vjet
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





