Vatikan, 6 korrik 2014 – Papa Francesku ka shprehur keqardhjen e tij për braktisjen e traditës së të bërit pushim ditën e diel nga shumë njerëz, duke theksuar se kjo gjë ka ndikim negativ te familjet dhe miqësitë.
Kreu i Vatikanit ka theksuar gjatë një vizitë në jug të Italisë se hapja e dyqaneve apo bizneseve të tjera gjatë ditës së diel nuk është një mënyrë e mirë për ta ulur varfërinë.
Sipas Papës, prioritet duhet të jetë njeriu dhe se të kaluarit e të dielës me familjen dhe miqtë është një zgjidhje etike. Ai gjithashtu këshilloi prindërit që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





