Kosovë, 6 korrik 2014 – Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar, Tom Hanks (56), në kanalin E! tha se Kosova ishte gjithmonë serbe dhe se do të jetë sërish.
Duke folur për xhirimin e projektit për formimin e Izraelit, nën produksonin e Steven Spielberg, ai krahasoi golgotën e hebrenjve me siç, thotë ai vuajtjet e serbëve në Kosovë, transmeton PressOnline.
“Përkundër pogromit të Holokaustit gjatë luftës së Dytë Botërore dhe asaj që ka ndodhur më herët, hebrenjtë asnjëherë nuk kanë humbur besimin se do të kthehen në tokën e tyre. Rast të njëjtë kemi edhe në Kosovë. Aty dikur kanë jetuar serbët, kishin manastire e mbretëri, e pastaj erdhën shqiptarët dhe i përzunë ata”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “Gjatë fundit të shekullit XX, serbët sulmohen me bombat e NATO-s dhe ata ende nuk e pranojnë se Kosova është shtet i pavarur dhe thonë se ‘Kosova është Serbi’, njëjtë si hebrenjtë që në fund u kthyen në tokën e tyre. Ndoshta ky do të jetë rast edhe me serbët”.
Hanks është bërë ortodoks më 1988, kur është martuar me një greke.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





