6 korrik 2014 – Mungesa e përkëdhelive, ëmbëlsisë dhe lojrave erotike para një raporti seksual është një nga shkaqet kryesore për rënien e dëshirës seksuale te femra.

Një femër e cila ndihet pak e dëshiruar dhe e dashuruar, është edhe një femër që nuk shfaq dëshirë për aktivitet seksual me partnerin dhe me kalimin e kohës do të shfaqë dëshirën për t’iu dhënë një partneri tjetër, tek i cili ndihet e dëshiruar.

“Përballë mungesës së komunikimit në shtrat, femrat rebelohen dhe në vend që të qëndrojnë në heshtje kërkojnë një zgjidhje alternative, nëpërmjet tradhtisë”, thuhet në konkluzionet e një studimi amerikan zhvilluar mbi 65 mijë femra.

Studimi u publikua në Florida gjatë kongresit International Society for the Study of Women's Sexual Health, ku u zbulua se mbi 10% e femrave, kanë shumë pak dëshirë për raporte seksuale.

U vu re se shpesh për këtë gjë shërbente si shkak mungesa e përkujdesjes emocionale dhe fizike nga ana e partnerit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/