Tiranë, 2 korrik 2014 – Dy persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente në aksin Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se dy automjete kanë dalë nga rruga në autostradë për shkaqe që ende nuk dihen. 

Mjetet e përfshira në aksident mbajnë targa AA958BY dhe AA354JB. Personat e plagosur janë dërguar në spital ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/