Rusi, 2 korrik 2014 – Fabio Capello thirret për të dhënë llogari para Parlamentit të Rusisë për shkak të dështimit në Brazil 2014 në fazën e grupeve. Trajneri italian do të jetë i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të ministrisë së sportit dhe unuionit futbollistik rus, për të shpjeguar arsyet e eliminimit të parakohshëm, por edhe për të paraqitur projektin që ka për të ardhmen. Lajmi u njoftua nga deputeti Igor Ananskikh, kryetar I komsionit të Sportit në Dumën Ruse. Don Fabio përfundoi në qendër të kritikave të shumta të shtypit rus dhe të politikanëve të shumtë, që i kujtuan rrogën e tij të majme prej 5-6 milionë Euro në vit që ka përfituar që nga 2012, shumë e cila është rritur në 8-9 milionë me rinovimin e kontratës deri më 2018.

Në dhomën e ulët të Dumës, lideri ultranacionalist Vladimir Zhirikowski e quajti hajdut, ndërsa ligjvënësi Pakholkov I ka kërkuar të kthejë mbrapsht të paktën gjysmën e 800 milionë Rublave që ka përfituar deri tani e për çfarë? Thjesht për të marrë rezultatet të turpshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/