Tiranë, 2 korrik 2014 – Ndërtuesit i bëjnë apel qeverisë që të realizojë sa më parë planet urbanistike si një mënyrë për të dalë nga kriza.
Përsa i përket ndërtimeve pa leje apo shtesave vetë ndërtuesit kërkuan që t’i hiqet licensa të gjitha atyre subjekteve që abuzojnë. Maksim Muçi kreu i shoqatës së ndërtuesve e bëri këtë kërkesë gjatë sencës dëgjimore në komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Ndërtuesit kërkuar edhe vendosjen e eurokodeve ose siç njihen standardet në ndërtim pasi ato ekzistueset janë shumë të vjetra.
“Në mënyrë më konkrete duke thënë që ligji është i vështirë ne ngulim këmbë të shtrëngohet puna për përgatitjen e planeve. Me afatet që janë vënë këtu, ku thuhet se ngarkohet KM të miratojë planin e përgjithshëm kombëtar jo më larg se 20 muaj nga data e fillimit të efekteve të plota të këtij ligji, ne prozojmë që të bëhet 10 muaj” tha Muçi.Përsa i përket ndërtimeve pa leje apo shtesave vetë ndërtuesit kërkuan që t’i hiqet licensa të gjitha atyre subjekteve që abuzojnë.
“Në Shqipëri të marrë fund procesi i ndërtimeve pa leje, përmes masave drastike. Kush ndërton t’i shembet automatikisht pa e zhvilluar atë. Kush ndërton pa leje t’u hiqet licenca ” u shpreh Avenir Kika, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve, dhe kryetar i shoqatës së ndërtuesve të Tiranës .
Kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi deklaroi se në sektorin e ndërtimeve është krijuar një kaos i vërtet.
“Tani duhet të sigurojmë të krijojmë mekanizma të qartë mbi zhvillimin e territorit dhe objekteve” u shpreh Shalsi.
Edhe pse ndërtuesit e përshëndetën projekligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit i kërkuan deputetëve që të të rishikohen fryrja e ligjit me rregullore që shkaktojnë edhe abuzime.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





