Tiranë, 2 korrik 2014 – E kanë nga vapa, apo thjesht për të rendur pas trendit? Dje u postua një foto në të cilën dukej modelja e njohur kosovare, Afërdita Dreshaj, e cila kish kapur nga gjoksi këngëtaren tonë seksi, Bleona Qerreti.
Dhe ja sot një tjetër, këngëtarja Jonida Maliqi, nëna e një djali të vogël ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social “ Instagram” një foto “selfie”, ku ajo duket në shtrat me një tjetër personazh të njohur për publikun, për paraqitjen, format, trupin, si dhe lidhjen e saj të fundit me djalin e ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, Shkelzenin.
Nuk dihen rrethanat, por gjithsesi fotoja është shumë provokative, përderisa në të duken dy personazhet VIP në vende dhe poza jo të zakonshme.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





