· Në periudhën janar-qershor 2014 në qytetin bregdetar ofrohen 2 458 vende pune dhe punësohen 1 007 persona, Shërbimi Kombëtar i Punësimit nuk sqaron arsyet e këtij niveli të ulët të “mbirjes”
DURRËS, 30 qershor 2014 – Nëpërmjet zyrës së punës, në qytetin e Durrësit janë punësuar 6 041 persona gjithsej në harkun e 6 muajve të vitit 2014, ose 16.6 për qind të numrit gjithsej prej nga 6 041 të tillë në shkallë vendi.
Duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për gjashtë muajt e parë të vitit 2014, rezultuan gjithsej 15 110 vende të lira pune të shpallura, ku 2 458 i takonin Durrësit (16.2 për qind e totalit).
Gjithsesi, kemi njëfarë zhbalancimi në raportin vende të lira / punësim: 2 458 me 1 007; i bie që të zihen vetëm rreth 41 për qind e ofertave.
Nuk bëhet ende e qartë pse nuk zihen të gjitha vendet e lira.
Në shkallë vendi është përafërsisht i njëjti raport: 15 110 vende të lira kundrejt 6 041 punësimeve, ku këto të fundit zënë vetëm 40 për qind.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





