Itali, 30 qershor 2014 – Xhuliano Koçiaj, vetëm 20 vjeç, u arrestua nga policia e Leçes në orët e vona të së dielës. Atij ju kapën 932 gramë hashash dhe 102 gramë kanabis të fshehura në divanin e guzhinës dhe në një çantë shpine.

Xhuliano, ndonëse shumë i ri, ka precedentë penalë për drogë. Në maj 2013, po në Leçe, është arrestuar për shpërndarje droge, kur ishte vetëm 19 vjeç. Atij ju kapën 2 gramë kokainë, 56 gramë hashish dhe 105 euro. Për koinçidencë, njëlloj si një vit më parë, edhe pas arrestit të së dielës Xhuliani u dërgua në Burgun e Borgo San Nikola.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/