Durrës, 30 qershor 2014 – Një ditë pas vendosjes së bustit të Mitropolitit Fan Noli në Kishën e Shën Marisë, Elbasan dhe zhurmës mediatike lidhur me konfliktet mes kishës së “Apostull Pavli & Shën Asti” të Durrësit dhe shoqatës “Foleja Kombëtare” ka ardhur reagimi i autoriteteve fetare ortodokse në Durrës.

Në një njoftim për mediat, të shpërndarë nga Zëvendësia Arkihieratike Durrës, thuhet se ky institucion fetarka qenë dhe është dakort që busti i + Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës”.

Sipas Kishës, “ishte organizata “Foleja kombëtare shqiptare” që i ndërpreu bisedimet me Kishën “Apostull Pavli & Shën Asti” të Durrësit, për arsyet që ata i dinë dhe për asnjë moment për shkakun tonë. Sigurisht, këto çështje nuk zgjidhen as me panflete dhe as me ultimatume, por duke dialoguar me të gjitha palët. Mënyra se si u veprua ditën e djeshme, nuk e nderon veprën e tij të jashtëzakonshme për Kishën dhe vendin, por e ul dhe fyen atë. Ne dëshirojmë që busti i + Imzot Theofan Nolit të jetë në Durrës, sepse aty i takon të jetë”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Zëvendësia Arkihieratike Durrës do të kërkojë bashkëpunimin e autoriteteve lokale për të vendosur bustin e Mitropolitit Fan Noli në qytetin bregdetar.

Ndërkohë në një njoftim tjetër, që mban datën 28 qershor, por që iu shpërnda medieve ditën e sotme, Zëvendësia Arkihieratike “Apostull Pavli & Shën Asti”, Durrës thotë se “nukka marrë ende një kërkesë zyrtare në adresë të saj për vendosjen e bustit në Durrës”.

Kujtojmë se një ditë më parë, shoqata patriotike “ Foleja Kombëtare” e përfaqësuar nga zonja Elida Jorgoni ndërmori nismën për vendosjen e bustit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturisë së tij Theofan Nolit.

Një ditë më parë, zonja Jorgoni u shpreh se at Spiro Kostoli, zëvëndës i Arkiherarkisë së Durrësit, kundërshtoi vendosjen e bustit të Nolit në Kishën Ortodokse të Shën Astit në Durrës, me pretekse burokratike. Për më tepër mund të lexoni lajmin e botuar në “Dyrrah”, në datë 29 qershor 2014 (http://www.durreslajm.com/politike/rama-i-t%C3%ABrheq-veshin-janullatosit-n%C3%AB-durr%C3%ABs).

Mesditën e së dielës busti i Fan Nolit, i realizuar nga skulptori Idriz Balani u vendos në Kishën e Shën Marisë në qytetin e Elbasanit . 

Busti u realizua në kuadër të 100-vjetorit të meshës së parë shqip në trojet tona, pikërisht në kishën e Shën Spiridonit në Durrës më 10 mars të vitit 1914. 

Famulltari i Kishës Shën Maria, At Nikolla Marku ka mbajtur edhe një meshë përshpirtje dhe shenjtërimi në nder të figurës së shquar të Fan Nolit. Markunukkurseudheakuzatkurushprehse“kisha nuk është e shqiptarëve por e shovenistëve vorio-epiriotë dhe atyre që kanë bërë genocid ndaj popullit shqiptar që nga Çamëria e deri në Kosovën martire”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/