E hënë, 30 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Del formulari i ri. Ligji hyn në fuqi, nis aplikimi për legalizim”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Byroja e re e Hetimit, përgjime pa urdhër nga Prokuroria për rastet e korrupsionit
– Vrasja e Santos, hetim veprimeve të katër policëve, tërhiqet dosja e kokainës
– Noli ndalohet në kishën e Durrësit, busti vendoset në Elbasan
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Ndihmë e huaj për Santon. Hetimet, kërkohet informacion në disa shtete ku mendohet se u kryen veprimet bankare”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Kontrollohen email-et e nëpunësve të administratës
– Lazarat, pranga të kërkuarit, zbulohet mitraloz dhe “çokollatë”
– Polici i dehur qëlloi mbi furgonin, zbardhet vrasja pas 17 vitesh
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Shkarkimet nga puna. Emrat, kush merr paratë sipas gjyqit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vrasja e Santos, hetim 4 policëve. Dyshimi, motori erdhi nga Kosova
– Krimi në Kuçovë, flet autori: Isha i dehur
– Basha: Nesër do ndërtojmë qeveri të rezultatit, jo propagandës
GAZETA SHQIP çelet me shkrimin “Barroso rikthen PD-në në Kuvend. Presidenti i KE dhe komisionari Fyle takime me krerët e shtetit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Briseida Shehu “e mbytur” në kredi, Elisa Spiropali kursen 33 mijë euro
– Policët neglizhuan vrasjen e bankierit
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Zbardhen llogaritë bankare në Kanada të Visho Ajazit. Ja sa pasuri kanë Didi e Llalla”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Rikthehet tatimi fiks për bizneset e vogla, ja procedurat
– Kronometrohet vrasja, zgjati vetëm 10 sekonda, motori u bllokua për pak çaste
– Berisha: Nuk kthehem kurrë më si Kryeministër apo President
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





