Tiranë, 29 qershor 2014 – Temperaturat e larta të kësaj fundjave e kanë detyruar moderatorin e "Opinion" në Tv Klan, Blendi Fevziu t’i largohet kryeqytetit dhe të gjejë freskinë e kërkuar në plazhet e Jonit në jug të Shqipërisë.
Gazetari i njohur ka publikuar në Facebook-un e tij një foto teksa është duke drejtuar një motorskaf në ujërat e plazhit të Gjipesë.
Pavarësisht temperaturave të larta Fevziu duket i freskuar dhe shumë në formë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





