Brazil, 29 qershor 2014 – Hollanda ka siguruar një kualifikim dramatik në çerekfinale të Botërorit falë fitores ndaj Meksikës me rezultat 2:1.
Tulipanët e kanë siguruar fitoren vetëm falë golave të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, përmes Wesley Sneijder dhe Klaas Jan Huntelaar nga penalltia.
Në anën tjetër, Giovani dos Santos e kishte kaluar paraprakisht Meksikën në avantazh, por nuk ia dolën ta ruanin këtë avantazh.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





