Brazil, 29 qershor 2014– Një fans i Brazilit ndërroi jetë gjatë ndeshjes së djeshme mes Brazilit dhe Kilit në Kupën e Botës, pikërisht në momentin e ekzekutimit të penalltive. Ai nuk arriti të përballonte emocionet e tepërta që i dhuruan momentet e fundit të fitores së ekipit të zemrës dhe pësoi atak.

Burri 69-vjeçar ishte në një lokal jo shumë larg nga ndeshja në stadiumin Mineirao në Belo Horizonte, kur ai u sëmur nga zemra dhe u dërgua në spital. 

Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shëndetit në Brazil, burri u dërgua në spital, por vdiq dy orë më vonë. Zyrtarët thanë se ai kishte vuajtur nga tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti, gjë që mendohet të jetë shkaktuar edhe nga emocionet e forta.

Gjithashtu zëdhënësi deklaroi se në total ata kishin nën trajtim 98 vetë të cilët ishin përkeqësuar gjatë ndeshjes, duke përfshirë edhe një grua 50-vjeçare e cila gjithashtu kishte një problem të zemrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/