Tiranë, 29 qershor 2014 – Shqipëria ka marrë mesazh urimi dhe nga Serbia për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Këtë e bëri të ditur kryeministri serb Aleksandar Vuçiç gjatë një konference të përbashkët për shtyp që mbajti në Beograd me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Barroso. 

Vuçiç theksoi se mesazhi i urimit i është dërguar direkt kryeministrit Edi Rama ku theksohet suksesi i Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ky mesazh sipas Vucic u prit me kënaqësi nga Rama. Kryeministri serb u shpreh gjithashtu se shpreson që të takohet në vjeshtë me kreun e qeverisë shqiptare.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/