SHBA, 29 qershor 2014 – Derisa po qëndronte në ulësen e parkut, filluan të shanin me fjalë të pista, e më pas e goditën fizikisht.

Ngjarja që është regjistruar me kamerë telefoni, ka ngjarë në New York, por nuk dihet lokacioni i sigurt, e as identiteti i viktimës dhe vajzave që sulmojnë.

Megjithëse ishte ditë dhe anash shihen njerëz, askush nuk afrohet ti ndihmoj asaj.

Për më keq, aty shihen disa meshkuj, të cilët thërrasin në formë tifoje, për vajzat që po grushtonin viktimën.

Për ti ‘dhënë vulën’ një femër i japë një shqelm në fytyrë viktimës, pas shumë grushteve, shpullave e tërheqjes së flokëve.

Tony Herbert nga ‘National Action Network’ ka kërkuar që kjo viktimë të ‘lajmërohet dhe të tregoj se kush e sulmoj dhe për çfarë arsye’.

“Duhet të dimë se përse po ndodhin këto sulme nga të rinjtë dhe të punojmë në këtë drejtim” ka thënë Herber, duke kërkuar që raste të tilla, të mos mbesin në heshtje.

Sipas NBC New York, policia është duke hetuar rastin. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/