Tiranë, 29 qershor 2014 – Kryetari demokrat Lulzim Basha, thotë se vendi po zhytet gjithmonë e më shumë në krizë, për faj të mungesës së angazhimit dhe vizionit të qeverisë. Sipas tij, një parti me demokraci funksionale, është garanci për funksionimin e saj në qeverisje.
Më shumë se punë për qytetarët, qeveria Rama është e përqendruar tek propaganda. Kreu demokrat Basha mendon se me këtë praktikë vendi po zhytet në krizë të thellë, prandaj sipas tij, alternative e PD është ajo e duhura për zhvillimin.
Në kuvendet zgjedhore të Korçës, Pogradecit dhe Devollit, Basha tha se një parti me demokraci funksionale brenda saj, është garanci për funksionimin e saj në qeverisje dhe në raport me qytetarët shqiptarë.
Në zgjedhjet për kryetar të degës së PD-së Korçë, u zgjodh Andrea Mano.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





