Angli, 29 qershor 2014 – Vrau me thikë një prostitutë, duke e fajësuar se ndodhej shumë pranë xhamisë. Myslimani Farooq Shah, u dënua me 29 vjet burg, pasi vrau Mariana Popa, një prostitutë rumune shtatzënë. Burri po shëtiste me biçikletë, kur pa gruan pranë objektit të shenjtë dhe e qëlloi me thikë në kraharor. Farooq nuk i erdhi në ndihmë gruas, e cila ndodhej në një nga rrugët e Londrës, duke e lënë të vdesë, por kamerat në ambientet përreth filmuan gjithçka.

Nga hetimet u zbulua se autori i krimit ishte nën efektin e drogës dhe i dehur. Gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të tij, ai deklaroi se nuk mund ta pranonte praninë e një prostitute pranë xhamisë. “Nuk doja seks prej saj, jam mjaftueshëm i bukur për të paguar një grua”, u shpreh Shah. Familja e gruas kishte emigruar prej pak kohësh në Angli dhe nuk ishte në dijeni të profesionit të Marianës, e cila pasi zbuloi se ishte shtatzënë kishte vendosur të bëhej prostitutë për të fituar disa të ardhura.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/