Brazil, 28 qershor 2014 – Kualifikohet me penallti Brazili me rezultatin 4 me 3. Ndeshje surprizë kjo midis Brazilit dhe Kilit. Në ndeshjen e parë me eliminim, ekipi i Brazili nuk ka arritur t’i marrë më shumë se një barazim për 90 minuta ekipit të Kilit.

Pas një goli të shënuar në minutën e 18 nga Luiz dhe barazimit të rezultatit nga Sancez në minutën e 32 rezultati ngeli i bllokuar deri në minutën e 90 të ndeshjes duke shkuar në kohë shtesë.

Një lojë tërësisht e ekuilibruar, ku ekipi i Sanpaolit tregoi se është një nga surprizat e Botërorit 2014. Edhe të dyja shtesat duket se nuk kanë konfirmuar ekipin që do kualifikohet për gjysëm finale.

Ndeshja ka vazhduar me një mbrojtje supertë fortë të kilianëve dhe një sulm konfuz të brazilianëve. Brazilianët rrezikuan seriozisht me një superkili të betonuar në mbrojtje dhe me një sulm të rrezikshëm.

Ndeshja shkoi drejt penalltive ku penalltinë e parë e godasin brazilianët, të cilët shënojnë nëpërmjet David Ljuizit. Humbasin kilianët nëpërmjet Pinillës, humbet Willian, humbet Sanches, ndërkohë që e mbyll Neymar me gol duke i dhënë kualifikimin vendasve, të cilët ishin përballë një skualifikimi të turpshëm.

Brazili fitoi me një gol më shumë duke hyrë me vështirësi në rrugën për kupën e botës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/