Zvicër, 28 qershor 2014 – Zvicra është vendi që njihet për prodhimin e çokollatave, të djathit por tani e mbrapa do të njihet dhe për Shaqirin, pasi fama e këtij të fundit duket se po i kalon kufinjtë e kuadratit të gjelbërt. Një kompani helvete ka menduar të hedhë në treg një produkt të ri djathi, i cili do të quhet Le Sha Qui Ri dhe i është dedikuar paraqitjeve në fushë të futbollistit me origjinë nga Gjilani.
Foto e Shaqirit, që u bë i pari lojtar i kombëtares zvicerane në histori që shënoi një tregolësh në Botëror, do të jetë madje dhe mbi kutinë e djathit në vend të kokës së zakonshme të lopës dhe ky lloj djathi pritet të jetë shumë i pasur me kalcium, duke pasqyruar disi dhe forcën fizike të Shaqirit, që konsiderohet jo vetëm një prej futbollistëve përveçse më teknik të Botërorit, por gjithashtu dhe si një prej lojtarëve më shumë robust në aspektin fizik.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





