Durrës, 28 qershor 2014 – Pushuesit që zgjodhën plazhin e Currilave për të kaluar këtë të shtunë thonë për ABC News se krahasuar me një vit më parë nuk ka asnjë përmirësim.
Megjithëse frekuentues të rregullt të këtij plazhi vit pas viti, qytetarët deklarojnë se pastërtia lë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që konflikti i përhershëm me privatët që zaptojnë hapësirat publike mbetet ekzistent, megjithëse u fol shumë për këtë çështje.
Currila ëhstë një nga zonat më të parapëlqyera nga durrsakët e vjetër për të bërë plazh, por puna e bërë nga pushteti lokal për ofrimin e kushteve elementare për një pushim të këndshëm është gati – gati e barabartë me zero.
Betonizimi i gjithë kësaj zone ka shtuar edhe më tepër ndotjen përgjatë kësaj vije bregdetare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





