SHBA, 28 qershor 2014 – Një fëmijë 2 vjeç është filmuar, duke u përpjekur ta ndihmojë nënën e tij, e cila po dhunohet nga një grua tjetër. Por, vogëlushi është i pafuqishëm për të parandaluar dhunën barbare që po ushtrohet mbi nënën e tij. 

Në një video të filmuar në Nju Xhersi të SHBA-ve tregohet e gjithë ngjarja. Bëhet fjalë për një video, ku një grua rreh dhunshëm një grua tjetër.

Ajo që është më e rëndë, është fakti se gruaja rrihet nën praninë e djalit të vet 2-vjeçar.

Ky i fundit, i tronditur nga dhuna, përpiqet që të ndihmojë mamanë, duke goditur femrën tjetër. Por, është shumë i vogël për t’i ardhur në ndihmë së ëmës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/