Tiranë, 28 qershor 2014 – Në bazë të deklaratave të pasurisë së zyrtarëve të lartë në vitet 2012 – 2013 , të bëra publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit del në pah se Ministri i Mjedisit Lefter Koka rezulton më i pasuri i kabinetit qeveritar.
Koka është pjesë e Këshillit të Ministrave si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Që nga viti 2009 ai është deputet i LSI-së, ndërsa më herët ka qenë kryetari i Bashkisë së Durrësit.
Koka disponon një pasuri të madhe së bashku me bashkëshorten, biznesmene ndërtimi, pasuri që përfshin prona të shumta, aksione në kompani dhe apartamente gjithashtu të nxjerra në shitje.
Deklarata e pasurisë së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe gruas së tij
Në deklaratën e ministrit të Mjedisit për dy vitet e fundit, renditen një radhë e gjatë trojesh, pallatesh, toke bujqësore dhe apartamentesh. Ministri dhe bashkëshortja e tij, e cila drejton një firmë ndërtimi, duket se janë tepër të fokusuar te tregu i pasurive të paluajtshme. Madje është interesante se në deklaratë ata theksojnë se i dhurojnë dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin prona, apartamente dhe toka të pajisura me leje ndërtimi. Nga ana tjetër, bashkëshortja e Kokës deklaron se ka përfituar nga ankandet e shitjes së tokës publike për të zgjeruar inventarin e pasurive të paluajtshme në dispozicion.
Lefter Koka, ministër i Mjedisit
Blerje aksionesh te kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti”, Durrës – 1 165 000 lekë (2012); sipërfaqe truall 330 m², mbi të cilën është ndërtuar një ndërtesë pesëkatëshe, pronë e përfituar nga shkëmbimi i sipërfaqes 90 m² truall dhe godinë me shtetasen Bruna Koka.
Përfitim nga shitja e copëzimit të pronës pesëkatëshe, 68 651 340 lekë.
Para kesh, 7 858 55 lekë + 13 017 922 lekë.
Dhurime
Kontratë dhurimi Bruna Kokës 9.235 m² tokë are.
Kontratë dhurimi Bruna Kokës sipërfaqe trualli 2257 m² dhe sipërfaqe trualli 308 m² (të pajisura me leje ndërtimi).
Detyrime
Detyrim ndaj shoqërisë SUCRALBA për blerje toke arë – 50 000 000 të shlyera.
Detyrim për kredinë e marrë pranë NGB Bank – 40 281,36 euro, shlyer
Brunilda Koka, viti 2012
Përfitim nga kontrata e sipërmarrjes 3500 m² sipërfaqe banimi dhe 2516 m² sipërfaqe ndërtimi ambient shërbimi.
Kontratë shkëmbimi me WIND CO, ku përfiton sipërfaqe 3324 m² tek objekti pistë Ventur rruga “Taulantia” me vlerë totale 1 672 400 euro dhe truall me sipërfaqe 994.5 m² dhe ndërtesë mbi të me sipërfaqe 994,5 m² dhe ndërtesë mbi të me sipërfaqe 248 m² e ndodhur në Durrës, Hamallë.
Truall me sipërfaqe 4003.9 m² përfituar sipas kontratës me ALUIZNI-n me vlerë 507.703 lekë.
Para kesh, 260 459 lekë + 2 539 202,42 lekë paga.
Ndryshime
Transferimi i aksioneve të kantinës së pijeve te një tjetër person.
Sipërfaqe apartamentesh 1347.8 m² nga kontrata e shkëmbimit të pasurive (pjesërisht të kontraktuara për shitje).
Detyrime
Detyrim ndaj shoqërisë SUCRALBA për blerje toke arë, 17 000 000 lekë.
Brunilda Koka – 2013
Përfitim trualli me sipërfaqe 231.49 m² me Ministrinë e Financave nga shitja e pronave publike, 4 166 820 lekë.
Truall me sipërfaqe 403.9 m², 507 703 lekë.
Para kesh, 14 785,86 lekë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





