Tiranë, 28 qershor 2014 – Maltin Korkuti është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Credins. Z. Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e Credins, aksionar dhe ka mbajtur deri tani pozicionin e zëvendës/Drejtorit të Përgjithshëm si edhe Anëtarit të Bordit Drejtues. Korkuti do të zëvendësojë në këtë post të ndjerin Artan Santo, i ekzekutuar dy ditë më parë në një atëntat mafioz në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
“Këshilli Drejtues i Bankës Credins në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, në vijim të veprimtarisë për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, mori vendimin e zgjedhjes së z. Maltin Korkuti në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.”- bën të ditur Banka Credins.
Banka Credins informon publikun dhe të gjithë klientët se vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





