28 qershor 2014 – Martesat e Hollivudit dallojnë prej martesave të zakonshme më së shumti në dy aspekte: në jetëgjatësinë e tyre dhe kontratat e majme paramartesore.  Një nga klauzolat e këtyre kontratave është tradhtia, por ka edhe tundime të tjera, në të cilat nëse bie njëra palë, pala tjetër dëmshpërblehet jo pak. Kështu p.sh. kontrata paramartesore mes Justin Timberlake dhe Jessica Biel parashikon që në rast tradhtie nga këngëtari, Jessica përfiton 500 mijë dollarë për çdo vit martese.

Catherine Zeta-Jones ka hartuar një kontratë paramartesore, e cila është firmosur nga Michael Douglas, i cili nëse tradhton, do të paguajë 3 milionë për çdo vite martese, plus një bonus prej 5 milionë dollarësh.

Edhe çifti Beyonce –  Jay-Z kanë një kontratë të tillë. Sipas saj, nëse çifti ndahet, këngëtarja fiton 10 milionë dollarë bonus, plus 10 milionë të tjera për çdo vit të kaluar në martesë. Edhe vajza e saj “dëmshpërblehet” me 5 milionë dollarë.

Keith Urban dhe Nicole Kidman kanë një kontratë që ka për objekt diçka tjetër. I njohur për varësitë e tij ndaj drogës në të kaluarën, Urban i paguan Nicole Kidman 650 mijë dollarë për çdo vit të martesës së tyre, nëse bie sërish në kurthin e substancave narkotike.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/