28 qershor 2014 – Video me titull “What’s on your mind” i realizuar nga regjisori Shaun Higton, ofron një spunto për të reflektuar dhe një ftesë për të mos e marrë shumë seriozisht facebook-un. “What’s in your mind?”, “Çfarë ke në mendje?”, na pyet çdo ditë Facebook-u dhe çdo ditë gjendemi aty, për të filtruar informacione, duke vendosur se çfarë të publikojmë dhe çfarë jo, me synimin për t’i dhënë të tjerëve një imazh tonin sa më të këndshëm dhe që të na kënaqë personalisht. Imazhin e dikujt që shijon jetën, të romantikut/es, të militantit, apo të të informuarit mbi gjithçka.
E megjithatë, prapa atyre imazheve dhe fjalëve të zgjedhura me kujdes, shpesh realiteti është krejt ndryshe. Vetmi, dhembje, mërzi… Dështime të vogla të përditshme që në mënyrë të pashmangshme shoqërojnë jetën e secilit prej nesh. Kjo video e shkurtër me titull “What’s on your mind” i realizuar nga regjisori Shaun Higton, ofron një spunto për të reflektuar dhe një ftesë për të mos e marrë shumë seriozisht. “Facebook mund të bëhet dëshpërues, sepse jetët e të tjerëve duken gjithmonë më të mira se e jona. Po a është vërtetë kështu?!”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





