Durrës, 28 qershor 2014 – Drejtoresha e një banke të nivelit të dytë, E.S., ka denoncuar në polici një 45 vjeçar nga Shijaku, i cili duket se ka zënë në mënyrë të kundraligjshme një apartament në pronësi të bankës.
Sipas policisë, “molla e sherrit” mes bankës dhe 45 vjeçarit E.Sh., nga Shijaku është bërë një apartament në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Apartamenti i ka kaluar në pronësi bankës pas një vendimi gjykate, por kjo nuk e ka ndaluar 45 vjeçarin të hyjë aty në mënyrë arbitrare.
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shijakasin, që akuzohet për ”Dhunim banese”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





