Tiranë, 25 qershor 2014 – Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka marrë një kërcënim nga burgu ditën e dielë. Sipas burimeve të grupit hetimor, është telefonuar për herë të parë nga i burgosuri Altin Piroli paraditen e së enjtes.
Mësohet se Piroli, i cili në momentet e arrestimit në Laç, pas vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Gentian e Andrea Cara, u dyshua se ishte me probleme mendore, i ka kërkuar Abazit që të shkonte ta takonte në burg, pasi kishte një problem, por nuk i kishte treguar se kush ishte.
Kur ka parë që ai nuk po i shkonte, i ka telefonuar sërish të dielën, kësaj here duke e sharë dhe duke i thënë “do të të vras”, frazë që është konsideruar si kërcënim serioz nga deputeti socialist.
Fillimisht është dyshuar se telefonata mund të jetë kryer nga një gardian, mirëpo kamerat e sigurisë kanë zbuluar autorin e vërtetë.
Ende nuk është zbuluar ndonjë lidhje e mundshme mes deputetit dhe Abazit, por Policis po verifikon ndonje lidhje të historisë me vrasjen e vëllait të deputetit Përjet Abazi, ngjarje e ndodhur 3 vite më parë në Laç, shkruan gazeta “Panorama”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





