24 qershor 2014 – Kohët e fundit, kur rrezikshmëria e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është bërë gjithmonë e më e lartë, nuk na ngelet gjë tjetër veç se të përdorim masa mbrojtëse dhe të kryejmë seks të sigurt, nëpërmjet prezervativëve, por aktualisht po përflitet se edhe prezervativët mund të shkaktojnë kancer. Pra a ja vlen të mbrohemi nga një SST dhe të infektohemi me kancer?

Një studim  ka analizuar 32 lloj prezervativësh  në treg dhe ka evidentuar që 29 prej tyre përmbajnë Nitrosaminë, një element kancerogjen, i cili është me sasi të mëdha. Kjo substancë është e pranishme në shumë substanca plastike, por mesa duket, nuk duhet të jeni të kënaqur që të praktikoni seks të sigurt me prezervativ, për të mbajtur larg sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

“Duke mbajtur prezervatin në një solucion me djersë artificiale, kemi vëzhguar sasi të mëdha substancash të dala prej tij. Në fakt nuk ekziston një limit në përdorimin e prezervativëve dhe është i nevojshëm një kujdes i madh nga ana e prodhuesve ne kontrollin e sigurimit”, janë shprehur studiuesit.

Pavarësisht nga studimet e bëra, prezervativi  mbetet gjithmonë arma më e mirë nga sëmundjet më të rrezikshme, por dhe nga të tjerat që mbeten mjaft të rrezikshme si hepatiti. Një prezervativ është në kontakt me trupin njerëzor të paktën për pak minuta. Nuk duhet të alarmoheni, mbi të gjitha duke pasur parasysh që shumë persona janë akoma të rrezikuar nga substancat më të rënda kancerogjene.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/