24 qershor 2014 – Një varg fotosh me rezolucion të lartë, që i kanë bërë satelitët ESA të Swarmit, zbulojnë se në fushën magnetike që mbron planetin tonë, kohë më parë kanë ndodhur ndryshime të mëdha.

Satelitët Swarm të lëshuar në orbitë në nëntor të vitit 2013 ofrojnë një pamje të re në funksionimin e ndërlikuar të fushës magnetike të Tokës, e cila na mbron nga “bombardimet” e radiacionit kozmik.

Matjet gjatë gjashtë muajve të fundit konfirmojnë trendin e përgjithshëm të dobësimit të fushës, ndërsa rënia më e madhe forcës së saj vihet re në hemisferën perëndimore.

Ndërsa në pjesët e tjera, siç është jugu i Oqeanit Indian, fusha magnetike nga janari e këndej është forcuar

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/