Tiranë, 2 qershor 2014 – Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër policëve në vitin 2009, është përfshirë në një tjetër incident pas zhvendosjes në një qeli në burgun 313.
Ai ka tentuar që të godasë shefin e policisë së burgut, pas një debati që ka pasur më të. Dajti e ka kundërshtuar transferimin e tij në burgun 313, duke e quajtur burg më të keq.
Më herët ai tentoi që t’i vërë flakën qelisë, duke djegur dyshekun. Këtë herë incidenti ndodhi të shtunën, kur gjatë një kontrolli në qelinë e tij u gjetën sende të ndaluara. Por Dajti kundërshtoi marrjen e tyre.
Procesi për vrasjen e katër policëve është futur në një ngërç ligjor prej shumë kohësh, ndërsa Dritan Dajti ka kërcënuar drejtuesin e trupës gjykuese, madje i ka bërë shantazh me disa fotografi të vajzës së tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





