SHBA, 2 qershor 2014 – Konkursi i bukurisë për të zgjedhur Miss USA këtë vit do të mbahet më 8 qershor, dhe përfaqësuesja e shtetit të Miçiganit është Elizabeth (Elizaveta) Ivezaj, bija e dy shqiptarëve nga Mali i Zi.

Edhe pse ajo ka lindur dhe është rritur në Miçigan dhe nuk ka patur mundësi të vizitojë vendlindjen e prindërve të saj, Elizabeth thotë se origjina e saj shqiptare është shumë e rëndësishme, madje ka përfshirë elementë të origjinës edhe në fustanin e konkursit.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se reagimi i komunitetit shqiptar për fitoren e saj ka qënë i mrekullueshëm.

/Zëri i Amerikës/