Tiranë, 2 qershor 2014 – Vetëvritet me armë zjarri në kryeqytet një person rreth të 30-ve. Bëhet fjalë për shtetasin Ervis B., i cili i ka dhënë fund jetës së tij, ndërkohë që ende nuk janë bërë të dituara rrethanat që e çuan të riun në këtë vendimmarrje fatale. 

Burime nga policia konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur pranë digës së Liqenit Artificial. 30 vjeçari punonte pranë një poste private në kryeqytet. 

Menjëherë pasi i riu ka kryer vetëvrasjen, drejt vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave që e çuan të riun në vetëvrasje. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/