E hënë, 2 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Atentat në Tiranë, vritet me 11 plumba ish-drejtori i CEZ”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Katedralja, shenjtërimi bën bashkë Nishanin, Metën, Ramën dhe Bashën
– Vajza e Vilson Blloshmit zbardh SMS-të: Si po mashtron me sëmundjen time xhaxhai im Bedriu
– Imami për raportin “Felaj”: Duan të pengojnë Prokurorinë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Atentati, vritet ish drejtori”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Namik Kopliku: Shqipëria deri në 47 njësi vendore, Himara jo e ndarë
– Rrëshqet në greminë 100 metra, humb jetën turisti çek
– Mbajnë peng të miturën për celularin, pranga dy femrave
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Nacionalizmi serb në mes të Tiranës, politikanët shqiptarë ulin kokën: Nuk pamë gjë, nuk dimë. Zemërohen ortodoksët shqiptarë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ambasadori italian: E meritoni statusin kandidat
– Fier, motrat marrin peng të miturën, arrestohen
– Ekzekutohet në Tiranë Viktor Skeja
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Rama ndryshon kurs, skema e kundërsulmit ndaj opozitës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ekzekutohet me 11 plumba për hakmarrje, ish-drejtori i CEZ në Laç
– At Nikolla Marku: Kisha s’mund të shenjtërohet nga një antishqiptar si Irenej
– Reforma e pensioneve në Kuvend pas shtatorit, në ndryshim 16 ligje
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





