Tiranë, 1 qershor 2014 – Armina Mevlani ka publikuar së fundi disa foto ku shfaq fizikun e saj me rroba banjo, ndërsa ndodhet pranë pishinës apo në dhomë.
Në foto dalin në pah format me të vërtetë seksi të bukuroshes, e cila prej mëse dy vitesh është në lidhje me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Armina, tashmë një emër i njohur i shoubizit, vazhdimisht është komentuar në media për veshjet e saj firmato, për lidhjen me Shkëlzenin, por edhe për fizikun e admirueshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





