1 qershor 2014 – Kapiteni i Shqipërisë do të mungojë në sfidën ndaj San Marinos, pasi do të martohet gjatë qershorit me të dashurën e tij italiane, Monikën. Lorik Cana e ka ndarë mendjen t’i japë fund beqarisë.

Ai do të shkojë në altar me të dashurën e tij, Monika, dhe një gjë të tillë e konfirmoi pas ndeshjes miqësore ndaj Rumanisë.

“Pas ndeshjes mora leje për t’u martuar. Trajneri De Biazi më ka dhënë leje të martohem, – deklaroi duke qeshur Cana. – E kam gjetur personin e duhur për t’u martuar dhe besoj se do të jetë një mbështetje e mirë për mua.”

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/