1 Qershor 2014 – Në momentin që telefoni juaj vidhet tashmë ka një zgjidhje. Kompania Lookout ka ofruar një shërbim me pagesë “Theft Alert” i cili është bërë për tu përdorur në iPhone dhe Android.
Kur telefoni juaj vidhet dhe hajduti fut një fjalëkalim të gabuar ose heq kartën sim, automatikisht bëhet një foto, e cila i dërgohet me e-mail pronarit bashkë me adresën ku ndodhet celulari.
Menaxheri i produkteve të kompanisë Lookout shprehet: “Ky program ju mundëson informacionin që mund ti jepni policisë, në mënyrë që ata të gjejnë telefonin e humbur ose të vjedhur”. Pagesa që përdoruesi duhet të bëjnë për këtë program është 3 dollarë në muaj ose 30 dollarë në vit.
(PCWorld Albanian)





