Tiranë, 1 qershor 2014  – Një ditë pas publikimit të rezultateve të komisionit hetimor parlamentar, i cili doli në konkluzionin se në Shqipëri avionë me drogë kanë qarkulluar para 15 shtatorit të vitit 2013, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli thekson se tashmë i takon prokurorisë që të merret me hetimin e kësaj çështjeje. 

Ministrja Kodheli tha se konkluzionet e raportit lidhen me një periudhë të kaluar, që s'ka të bëjë me periudhën që kur ajo drejton Ministrinë e Mbrojtjes. 

Kodheli siguron shqiptarët se “Forcat e Armatosura nuk janë pjesë e asnjë pretendimi absurd, keqdashës dhe provokativ të disa elementëve të opozitës”

“Qeveria Rama është e fokusuar drejt pastrimit të institucioneve që duhet të jenë të paprekshme nga korrupsioni dhe antiligjshmëria”– u shpreh më tej ministrja. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/